Në një intervistë që ka dhënë, me rastin e filmit të saj të ri “Atlas”, Jennifer Lopez iu referua inteligjencës artificiale.

Ylli latin foli para kamerave në premierën e filmit të saj në Los Angeles dhe shpjegoi se “Atlas” është një film që mund të shpjegojë se sa dobiprurëse, por në të njëjtën kohë edhe sa shkatërruese mund të bëhet inteligjenca artificiale.

“Unë mendoj se ky film do të bëjë një punë të mirë për të treguar se si AI mund të shkojë shumë keq, por edhe se si mund të funksionojë siç duhet,” tha fillimisht ajo.

Jennifer Lopez thotë se Inteligjenca Artificiale po “shet produkte për kujdesin e lëkurës për të cilat nuk di asgjë” duke përdorur foto të manipuluara të fytyrës së saj të mbuluar me “rrudha”.

“Ne i pamë ata duke na vjedhur fytyrat. Pra, po, [AI] është vërtet e frikshme.

Më pas ajo shpjegoi se ajo vetë i frikësohet asaj në një farë mase, pasi ka parë fotot e saj me AI që duken me rrudha duke u përdorur për kompanitë për të promovuar produktet e tyre.

“Është vërtet e frikshme. Më vodhën fytyrën. Pra, po, AI është e frikshme ,” shpjegoi ajo.

Më tej Lopez shtoi: “ Unë mendoj se ne duhet të respektojmë inteligjencën artificiale. Ne duhet të jemi të hapur për të gjitha mundësitë. Këta filma që flasin për inteligjencën artificiale – veçanërisht Atlas – bëjnë një punë vërtet të mirë për të treguar të dyja palët.”

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb