Visar Berisha ka dhënë dorëheqje nga posti si këshilltar i kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti.
Ndonëse nuk ka bërë të ditur arsyen e këtij vendimi, Berisha tha se motivet ishin të tijat.
“Zyrtarisht prej sot nuk jam më pjesë e Zyrës së Kryeministrit të Republikës së Kosovës. Arsyet janë të mijat dhe mbesin të tilla. Ndjehem mirë me përpjekjet e ndonjëherë edhe me arritjet që kam mbërri me ia bërë vendit nëpërmjet asaj zyre. Parimet, lojaliteti ndaj Republikës dhe barazia kanë qenë ato që më kanë nxitë me qenë pjesë e projektit politik për këta muaj. Të njëjtat po i marr me vete pa ndryshuar asgjë në to”, shkruan Berisha.
(BalkanWeb)
