Ne kemi hyrë në një epokë të re që nga nisja e pandemisë globale të Covid-19, që ka ndikuar te mënyra se si jetojmë dhe punojmë. Teknologjia mori një shtytje të madhe, teksa njerëzit filluan të punojnë nga shtëpia dhe ne të gjithë nisëm të blinim më shumë në internet. Siç thotë guru e komunikimit dhe zëvendëspresidentja e komunikimeve globale të Philip Morris International (PMI), Marian Salzman në “Parashikimet e Zoomsday”, në këtë kohë të pasigurisë së madhe, individët dhe organizatat kërkojnë burime të besueshme për t’i ndihmuar ata të deshifrojnë atë që pret përpara këtë vit dhe përtej.
Salzman gjithashtu flet për një rritje të lokalizmit që të gjithë do të përjetojmë pasi të ketë mbaruar pandemia, kur vlerësojmë më shumë atë që është vendore, pranë nesh. Por ajo gjithashtu bën thirrje për një qasje më të mirë ndaj njerëzve në nevojë.
“Ne nuk jemi plotësisht të lirë të dalim lirisht jashtë, pa vendosur maskën. Jashtë duhet të jemi më të dobishëm, duhet të shqetësohemi për njerëzit që nuk kanë kujdes mjekësor në cilësi të njëjtë. Ne duhet të fillojmë të mendojmë për ata njerëz që janë atje, përtej mureve, rreth shtëpive, që janë përtej kufijve të vendeve rreth problemit të madh të pabaraziv,” tha Salzman në një fjalim për takimin “Rising to the Reality”, në kuadër të samitit “Gratë më të fuqishme” në Greqi, i mbajtur në internet në 15 Prill 2021.
Salzman posaçërisht thotë se është e nevojshme që ne të gjithë të tregojmë më shumë mbështetje për gratë, veçanërisht ato me ngjyrë dhe ato që vijnë nga komunitete të pafavorizuara.
Katër muajt e parë të vitit 2021 kanë qenë sfiduese, pasi bota po kalon procesin e vaksinimit në një kohë kur pandemia Covid-19 është ende mes nesh. Vetë Salzman njoftoi se mori të dy dozat e vaksinës Pfizer. Ndërsa 2021 ka edhe rreth tetë muaj të tjerë për të mbaruar, Salzman e PMI thekson se ne po shkojmë drejt rikonceptimit së vetvetes.
“Njerëzit po rikonceptojnë veten e tyre, qytetet gjithashtu dhe vendet ku njerëzit kanë më shumë hapësira jashtë, në natyrë. Ata po dalin nga qyteti, kështu që hapësirat e gjelbërta do të jenë aq të rëndësishme sa artet. Unë mendoj se njerëzit do të zgjedhin cilësinë e jetës,” thotë Salzman.
Ajo shton se teknologjia do të jetë sfiduese për ne, posaçërisht telemjekësia, kur ne përdorim ekranin e kompjuterit për tu konsultuar me një mjek, ndërsa nevoja jonë është të shohim me të vërtetë një mjek personalisht.
Në nëntor 2020, Marian Salzman shkroi se të gjithë kemi përjetuar disa vite të kobshme, por viti i kaluar shkatërroi jetën tonë dhe na ka testuar në mënyra që nuk do t’i imagjinonim kurrë.
Në raportin e saj vjetor të tendencave, Salzman eksploroi 11 pikëpamje që do të ndikojnë në zgjedhjet dhe sjelljet tona, teksa ecim drejt asaj që do të jetë përfundimisht normalja jonë e ardhshme. Duke dalë nga “pauza e madhe” e pandemisë së vitit 2020, ne do të zmadhojmë komunitetet tona lokale, duke ndryshuar nocionet e mbajtura për kohën dhe hapësirën, duke shpikur mënyra për të rimarrë pasuri reale nga sfera virtuale dhe të bëjmë paqe me paqartësinë. Qëndrueshmëria dhe përshtatja do të jenë rendi i ditës – dhe i vitit, thotë Salzman.
(BalkanWeb)