Djali i Azem Hajdarit ka kujtuar histori nga jeta personale e të atit dhe përpjekjet e tij për të balancuar jetën mes familjes politikës.
Ai ka rrëfyer sakrificat që babai i tij bënte për të qenë pjesë aktive e momenteve të trazuara politike, ndërsa nuk harronte të ishte i pranishëm edhe në familje.
“Kujtoj me të qeshur historitë që me tregonte xhaxhai, që im atë në të njëjtën kohë duhet të ishte shumë akademik, merrte një govatë dhe e vinte me ujë të ftohtë në këmbë që të mos e zinte gjumi natën e të studionte. Kjo për të balancuar jetën personale me atë akademike.
Azemi ishte një baba shumë i dashur, një sportist që sakrifikonte shumë, një njeri politik që gjente kohën të kthehej në shtëpi e të luante me tim vëlla si të ishte një fëmijë e t’i bëhej shok. Aq shumë luante sa nëna ime ulte edhe automatin për t’u bërë errësirë e të ndalonin.
Ju falënderoj që jeni këtu sot që mbajmë kujtimin e tij gjallë dhe mbajmë të njëjtat ideale për ne dhe fëmijët tanë”, tha ai.
