Denis Vaso alias Brajovic akuzon kundërshtarin e tij të përbetuar të shumëkërkuarin Ibrahim Lici, se urdhëroi sulmin ndaj tij brenda qelisë së burgut të Fierit.

Gjatë dëshmisë së dhënë para hetuesve, ai ka pretenduar se Jurgen Zotaj e sulmoi me porosi të Licit. “Aldo Gjini kërkoi të më takonte. Ai erdhi ne qelinë time bashkë me Jurgen Zoton. Ky i fundit më dha një telefon. Në linjë ishte Ibrahim Lici. Ai më tha jeta jote kaq e pat!. Në atë moment Zoto tentoi të më sulmonte me thikë”, deklaroi ndër të tjera ai.

Gjatë përleshjes, Brajovic dhe Zoto mbetën të plagosur dhe u trasportuan për ndihmë mjekësore.

Pas ngjarjes, Komisioni i Disiplinës në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve vendosi të përjashtojë 8 efektive të policisë dhe t’i referojë në prokurori për shpërdorim detyre. Shërbimi për çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Burgje është duke hetuar për të nxjerrë përgjegjësinë e punonjësve të policisë, të cilët kanë lejuar lëvizjet e të dënuarve dhe të paraburgosurve nga njëra godinë në tjetrën, si dhe faktin se ata kishin telefon, send rreptësishtë i ndaluar në qeli.

Komisioni i disiplinës urdhëroi masën e izolimit për 3 muaj për Gjinin e Zotajn. Aldo Gjini u transferua në Drenovë, ndërsa Zoto në burgun e Burrelit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: