TIRANE- Kërcimtarja e “Kobra City” Donjeta Kosumi, e njohur me emrin e artit “Kallashi” rrëfehet për ditët që ka kaluar në qeli, në emisionin Znë e Lirë të Arian çanit. Kallashi ka rrëfyer se policia e Kosovës e ka arrestuar për ilaçet e qenit, që policia tha se ishte drogë. Ndërsa për armët ajo tregoi se ishin të një të riu që punonte aty.
“Policia erdhi në lokal, unë isha në gjumë në shtëpinë time, ishte 7 i mëngjesit. Personi që ka lokalin ku unë punoj, ‘Kobra City’, ishte pjesë e këtij sherri. Gardianët në burg rrini duke hapur sytë.
Menduan se unë kisha çuar drogë në lokal (sipas Kallashit, “aty janë gjetur disa ilaçe ne forme hapash, të cilat policia i kishte menduar si gjoja drogë, por që në fakt janë hapa për jashtëqitje qenësh”).
Kanë ardhur të më arrestojnë me 7 makina policia, një femër dhe 7 meshkuj, hetues etj.
Pasi më mori policia, më çoi te vendi ku ishin armët, por unë i kamë thënë se, nuk i njoh ato armë sepse nuk e kam parë kurrë. Mua më akuzuan për vjedhje të energjisë elektrike, armë mbajtje dhe drogë”.
Ndërsa për kushtet e burgut ajo thotë se: “Ishte një dhomë me një dritare, një krevat dhe një lavaman. Nuk kishte sapun”.
Ajo tregoi edhe mënyrën si e kishte trajtuar komandanti Nexhmedin Krasniqi. “Këqyrja fytyrën krimineles. Kështu më tha Nexhmedin Krasniqi”, u shpreh ajo. Më pas tregoi se si komandanti e kërcënonte se do ta mbante në burg. Pak ditë më pas komandanti Nexhmedin Krasniqi u shkarkua nga detyra.
(ma.ar/BalkanWeb)
