Hanife Hasa nga fshati Grabjan i Lushnjes, kishte humbur djalin e vetëm, pas  gjashtë muajsh asaj i ndodhi një tjetër tragjedi pasi humbi dhe bashkëshortin, vëllain, nipin. Ajo jetonte me Skënderin, bashkëshortin e dytë të paralizuar ku mes dhimbjesh e pamundësish shëndetësore Hanifes i duhet t’i shërbente çdo çast që ai kishte nevojë për të.

Çdo herë që vizitohej mjekët i thonin se ishte e 675-sta në radhë për t’u bërë operacion. Ajo do t’i duhej te priste shumë gjatë. “Shqiptarët për shqiptarët” në News24 e ndihmoi Hanifen, që ky operacion të bëhej sa më parë. 59-vjeçarja Hanife Hasa, kishte një histori të dhimbshme pasi kishte humbur djalin adoleshent nga tumori. Pas muaj i ndodhi një tragjedi e dytë, ajo humbi bashkëshortin, vëllain dhe nipin e saj në pusin e shtëpisë në Grabjan të Lushnjes.

lushnje anifja do perohet

“Ajo që na shqetëson ne si mjekë është problemi i saj fizik. Pacientja është 59 vjeç. Sëmundja ne këmbën e saj ka arritur në stadin e fundit. Ka pamundësi për të ecur. Dhimbjet e saj janë të padurueshme kur ajo lëviz gjatë ditës madje edhe natën kur është në qetësi.  Sot do t’i japim një zgjidhje sa më të mirë anatomike do i vendosim protezë do i japim liri. Do ndërhyjmë me ndërhyrjen mininvazive pa shkëputur asnjë muskul. Rikuperimi është shumë i shpejtë ajo do të jetë neser në këmbë dhe pa dhimbje.

“Mos u mërzit do ta zgjidhim i thotë  Hanifes, Dr. Tonin Alia, me një eksperience mbi 20 vjeçare në Milano.

Para operacionit Hanifja thotë se ka vetëm merakun e bashkëshortit të paralizuar, i cili e pret në shtëpi në Grabjan. Ai ka nevojë për Hanifen pasi vetë është i gozhduar në një karrige me rrota. “Për veten time nuk dua ta di fare. Jam e qetë nuk pres njeri” thotë Hanifja.

 (e.f/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb