TIRANË

Protestë në Tiranë kundër rritjes së çmimeve. Qytetarë të të gjitha moshave kanë marrë pjesë në protestë, mes tyre dhe invalidë dhe pensionistë.

Një person me aftësi të kufizuara tha se qeveria nuk merr parasysh nevojat jetike dhe se megjithëse çmimet ngrihen janë të detyruar të jetojnë me 70 mijë lekë të vjetra në muaj.

“Jam Genc Tepelena, kemi shumë probleme, por qeveria nuk merr parasysh asnjë nevojë jetike, por vetëm ngrenë çmime dhe japin minimumin jetik 70 mijë lekë të vjetra. Është turp dhe qesharake. Iu bëj thirrje të gjithëve të bashkohen në protestë që rinia shqiptarë të mos ikë”, tha ai.

Një pensioniste iu bëri thirrje qytetarëve shqiptarë të përmbysin këtë qeveri, që sipas saj kërkon që pensionistët të vdesin.
“Të dashur qytetarë, çfarë presim nga kjo qeveri?! Ne po na vdes kjo qeveri me 100 mijë lekë pension. Të paguaj drita, të ha, qira apo çfarë të bëj më përpara. Rama e pi 5 mijë lekë kafen, kurse ne e kemi 2 mijë lekë ditën e pensionit. Do me na vdek ne pensionistët që nuk ngre pensionet. Të ngrihet gjithë populli, ta përmbysin këtë qeveri, këtë qeveri të qelbët. Po vija rrugës më merren mendët se jam pa ngrënë. Ngrihuni gjithë populli, rrëzojeni këtë qeveri të qelbët, me në krye Ramën”, tha pensionistja.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb