Gjendet e pajetë në banesë një e moshuar në lagjen 12 të qytetit. Mësohet se kanë qenë fqinjët ata që kanë njoftuar policinë, pasi nuk kanë marrë përgjigje nga e moshuara.

84-vjeçarja u gjet pa shenja jete pasi shërbimi zjarrfikës bëri hapjen e derës së banesës. Sipas informacioneve, e moshuara jetonte e vetme.

Ky nuk është rasti i parë kur të moshuar që jetojnë vetëm humbin jetën në banesë në qytetin e Korçës. Policia po kryen veprimet procedurale lidhur me rastin.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: