Moderatori dhe gazetari Klevin Muka ka vijuar intervistat me kolegët e News24 në studion e improvizuar në ambientet e televizionit.
E ftuara tjetër ishte moderatorja Ola Bruko e cila tha se mbyllja e sinjalit ishte një lajm tronditës që ajo kishte marrë pas disa vitesh punë në redaksi.
Bruko shtoi më tej se kishte marrë shumë mesazhe solidariteti dhe mbështetje dhe se gazetarët janë përpjekur të vijnë në ndihmë të qytetarëve nëpërmjet transmetimeve live.
Moderatorja i bëri thirrje qytetarëve të vazhdojnë të jenë besnikë ndaj News24 pasi do të rikthehen fuqishëm.
“Është lajmi më trionditës që kam marrë pas disa vitesh punë pasi po më privonin të bëja detyrën time si gazetare.
Kam marrë shumë mesazhe solidariteti dhe mbështetje dhe shumë persona janë habitur se si ne nuk po arrijmë të ushtrojmë detyrën tonë.
Në jemi përpjekur të vijmë në ndihmë qytetarëve nëpërmjet transmetimeve tona.
Një nga momentet e mia të vështira ndaj profesionit mund të them që ishte edhe tërmeti në 2019.
Sot kam ardhur të marr gjërat e mia personale, por nuk jam lejuar të futem në redaksi nga punonjësit e policisë.
Unë them që të qëndroni besnik ndaj logos. Jam e bindur se News24 do të ringrihet fuqishëm, nuk mund të vdesë një emër si News24. Nuk ka sesi të ndodhë. I kam thënë edhe kolegëve, rrini të qetë sepse News do kthehet fuqishëm. Do jemi ashtu sic na ka hije të jemi”, tha Bruko
(BalkanWeb)
