TIRANË

Kryeministri Edi Rama tha se ka nisur puna e përballjes me abuzuesit e produkteve ushqimore, të cilët shesin ushqime që dëmtojnë shëndetin e qytetarëve.

Shefi i qeverisë teksa ishte në ambientet e një fabrike të përpunimit të qumështit theksoi se kamionët që transportojnë produkte drejt vendeve të Bashkimit Europian nuk janë kthyer pas. Sipas tij, kjo është shenjë e qartë që tregon se krahas problemeve ka edhe fryrje të panevojshme nga persona të ndryshëm.

“Ne kemi detyrimin dhe e kemi marrë këtë sfidë për ta çuar sigurinë ushqimore në një nivel tjetër. Problemet nuk mund t’i mohojmë. Por, janë transportuar produkte për në BE  dhe asnjë kamion nuk është kthyer. Me bindjen se këtu kemi të bëjmë me pakicën e rrezikshme”-tha kryeministri.

Gjithashtu kryeministri tha se për abuzuesit e produkteve nuk do të aplikohet gjobë, por do të ndëshkohen me heqje lirie,  kjo sipas dëmit që do shkaktojnë.

“Nuk do të këtë më gjoba, por kush kapet duke prodhuar jashtë standardeve, mashtrimet, që nga kadencat do të ndëshkohen sipas shkallës. Shëndeti në fund të fundit është gjëja më e shtrenjtë dhe kjo është garancia që duhet të bëj ky sektor. Edhe kovat  e qumështit që hidheshin në rrugë, që nuk kanë lidhje me aktualitetit.  Ne morëm edhe një masë për kompensim të fermerëve për të bërë formalizimin”-tha ai.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: