Pak orë pasi mazhoranca arriti që të siguronte 85 vota përmes ultimatumeve të prera nga lideri i PS-së, drejtuar deputetëve socialistë, kryeministri Edi Rama ka reaguar.
Ai ka publikuar në “Facebook” një video ku shfaqet një luan ku tregon betejën e tij, nga miqësia, te pabesia dhe këmbëngulja për të vazhduar për të ndjekur zjarrin.
Kujtojmë se prej gati 4 muajsh shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës përmes protestave.
Dje u mbajt një protestë nga qytetarët, përfshi ata që preken nga shkrirja e bashkive të vogla, por pavarësisht kësaj, Rama siguroi votat. Ndonëse ai pati edhe deputetë që ishin kundër reformës, duke i vendosur ultimatum, Rama siguroi 85 vota, pasi i kërcënoi ligjvënësit me përjashtim nga partia.
