Që Leo Messi një ditë të rikthehet te Newell’s Old Boys nuk ka qenë kurrë sekret, por tani kjo ide duket shumë më tepër sesa një ëndërr për tifozët argjentinas. Sipas mediave italiane, presidenti i ri i klubit, Ignacio Boero, ka arritur një marrëveshje paraprake me “Pleshtin” për rikthimin e tij te klubi që e zbuloi.
Bëhet fjalë për një kontratë part-time prej gjashtë muajsh, nga janari deri në qershor 2027, duke qenë se numri 10 ka ende kontratë me Inter Miami deri në vitin 2028. Një zgjidhje fleksibile, që do t’i lejonte Messit të realizojë ëndrrën e rikthimit në Rosario pa prishur angazhimet në MLS.
Një rikthim që, nëse konfirmohet, do të kishte një vlerë historike dhe emocionale jo vetëm për Newell’s Old Boys, por për gjithë futbollin argjentinas.
