Vetëm pak ditë kanë mbetur për kalimin nga transmetimet analoge në ato dixhitale në dy qarqet më të mëdha të vendit.
Autoriteti i Mediave Audiovizive ju rikujton se data përfundimtare e mbylljes së transmetimeve analoge në qarkun Tiranë dhe qarkun Durrës është data 10 Shtator 2018. AMA i bën thirrje të gjithë subjekteve që operojnë në këto qarqe të respektojnë afatin e përcaktuar.
Gjithashtu, të gjithë teleshikuesit që ndjekin transmetime televizive përmes teknologjisë analoge, duhet të pajisen me dekoder digjital tokësor të tipit DVB-T2- Universal ose të jenë të pajisur me aparat televizori që ka të inkorporuar dekoderin e këtij tipi.
Në kushte të tjera, mbas datës 10 Shtator 2018 nuk do të mund të shihen më transmetime televizive në qarqet Tiranë dhe Durrës.
Për këtë arsye njoftohen të gjithë teleshikuesit e televizionit News24 se ditën e hënë, mbyllen transmetimet analoge dhe dixhitale të gjithë në qarkun e Tiranës dhe Durrësit. Televizionin News24 mund ta ndiqni në platformën RTSH dhe DigitAlb.
(BalkanWeb)