Al Nassr zbriti në fushë, në kuadër të raundit të 1/16-ve të AFC Champions League 2 kundër ekipit të Arkadag. Në dy sfidat e kaluara për ekipin arab mungoi Ronaldo, pasi ishte i pakënaqur me drejtuesit, duke vendosur kështu të bojkotojë.  Këtë herë, motivi i mungesës është tjetër.

Tekniku Jesus ka bërë me dije se për shkak të orarit të ngjeshur, la CR7-tën pushim.

“Vendosëm të pushonim Cristiano Ronaldon dhe lojtarët kryesorë titullarë për shkak të orarit të ngjeshur të ndeshjeve dhe ndeshjes së rëndësishme të ardhshme kundër Al-Fateh.

Pushimi i Ronaldos për këtë ndeshje nuk është asgjë e re. Lojtari shpesh nuk merr pjesë në ndeshjet e luajtura jashtë Arabisë Saudite”,- Tha tekniku. Ronaldo ka luajtur 18 ndeshje në kampionat në këtë sezon.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb