Medvedev akuzoi Trumpin se po luan lojëra të rrezikshme me Rusinë, duke lëshuar vazhdimisht ultimatume të reja.
“Ndonjëherë 50 ditë, ndonjëherë 10, Trump nuk duhet të harrojë dy gjëra: Së pari, Rusia nuk është as Izraeli dhe as Irani. Së dyti, çdo ultimatum i ri është një kërcënim dhe një hap drejt luftës. Jo midis Rusisë dhe Ukrainës, por me vendin e tij”, shkroi Medvedev në X.
Në fund të postimit të tij, Medvedev bëri një koment sarkastik, duke i bërë thirrje Trump të mos ndjekë rrugën e ‘sleeping Joe’, duke iu referuar ish-presidentit amerikan, Joe Bidenit.
Presidenti i SHBA-së tha se po i jep Moskës dhe Kievit një afat prej 50 ditësh për të arritur një marrëveshje, duke kërcënuar në të kundërt se do të vendosë tarifa tregtare 100% jo vetëm për Rusinë, por edhe për vendet që bashkëpunojnë me të.
Megjithatë, të hënën, Trump u shfaq edhe më i paduruar, duke shprehur zhgënjim me Moskën dhe duke e shkurtuar afatin në 10-12 ditë.
