Në një dalje për mediat, deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi foli për intimidime të qytetarëve që i drejtohen qendrave të votimit.

Demokrati tha se personat e paautorizuar nuk duhet të qëndrojnë afër qendrave të votimit, ndërsa theksoi se nëse konstatohet kjo gjë, procesi duhet të pezullohet.

Ai përmendi Flamur Gjuzin dhe disa drejtues të njësive administrative në Durrës, duke paralajmëruar kallëzim penal në polici.

“Unë jam këtu për të denincuar një problematikë dhe ne kemi marrë masa që kjo të bllokohet. Drejtues lokalë janë duke marrë pjesë për të penguar procesin e votimit. Duke ushtruar presion mbi zgjedhësit. Personazhe me të shkuar si ai, i përket presionit. PD nuk do të lejojë të ushtrohet presion. Do të marrim të gjitha masat. Qendrat e votimit ku konstatohen këto momente duhet të bllokohen, të thirret policia dhe këto persona të largohen. Zyrtarë shtetërore po ushtrojnë ndikim të paligjshëm te zgjedhësit. Ky është veprim i paligjshëm. Çdo individ që mendon se mund të ndikojë me zgjedhësit do të përballet me kallëzime penale. Kryesisht në zonat rurale shohim drejtorët që kanë shkelur rregullin që ndalon përfshirjen e tyre në procesin zgjedhor. Ne do ta ndjekim hap pas hapi dhe do të bëjmë kallëzimet përkatëse.

Ne nuk do ta tolerojmë dhe është mirë të kthehet normaliteti menjëherë që zgjedhësit të votojnë. Ka një urdhër të KQZ që ndalon prezencën e çdo personi të paautorizuar në qendrat e votimit. Nëse manxhoranca socialiste nuk mere këtë lloj vendimi do të njoftohet policia dhe situate do të vendoset në normalitet. Kam raportim për Flamur Gjuzin apo drejtues të njësive administrative që qëndrojnë brenda qendrave duke ushtruar presion mbi zgjedhësit”, deklaroi ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb