Galatasaray nuk po ndjek vetëm Calhanoglu. Në fakt, siç raportohet nga ESPN, kampionët e Turqisë po monitorojnë situatën e Ilkay Gundogan te Manchester City dhe janë të gatshëm të bëjnë një ofertë për mesfushorin gjerman.
Gundogan është nën kontratë me Cityn deri në vitin 2026, pasi opsioni i zgjatjes së bashkëpunimit për një vit u aktivizua gjatë sezonit.
I rikthyer te City pas përvojës së tij në Barcelonë, ai tani është i impenjuar në Kupën e Botës për Klube në Shtetet e Bashkuara, por konkurrenca është rritur me ardhjen e Reijnders dhe kthimin e Rodrit nga dëmtimi.
