Situatë problematike jo vetëm në qytetin e Durrësit, por dhe në rrethinat e tij.

Gazetarja Klodjana Haxhiaj raporton për BalkanWeb se reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar përmbytje në fshatin Arapaj dhe në Xhafzotaj, ku rrugët janë thuajse të pakalueshme.

Raportohet se uji ka hyrë në shumë oborre të banesave private të këtyre fshatrave, ndërsa rrugët janë kthyer në ‘lumenj’. Për më tepër shihni pamjet.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: