Liverpool djeg të gjithë rivalët duke siguruar shërbimet e Cody Gakpo. Sulmuesi i PSV u kthye në objektivin e klubeve të mëdha evropiane pas paraqitjes shumë të mirë në Botëror me Holandën, por të kuqtë e Klopp godasin duke zyrtarizuar afrimin e 23-vjeçarit.

Pavarësisht se shifrat nuk janë bërë ende publike, sipas mediat Liverpool-it i ka kushtuar 42 milionë euro kartoni i Gakpo.

Gakpo
Gakpo

Këtë vit me PSV dhe Holandën, Gakpo ka realizuar 17 gola dhe ka dhuruar 18 asiste.

Jude Bellingham Manchester City Borussia Dortmund 2022
Jude Bellingham Manchester City Borussia Dortmund 2022

Jo vetëm Gakpo, sipas mediave, Liverpool synon të transferojë edhe talentin e përfaqësueses angleze, Jude Bellingham. Kloop është i fiksuar pas yllit të B.Dortmund, por pengesë për momentin është vlera e tij e kartonit, sipas Transfermarkt çmimi i tij është 110 milionë euro.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb