Jo vetëm Klopp, nga Liverpool pritet të largohet edhe Momo Salah, me sulmuesin egjiptian që po joshet gjithnjë e më shumë nga ofertat marramendëse që i vijnë nga Arabia Saudite. Sipas mediave angleze, drejtuesit e Liverpool kërkojnë t’i paraprijnë një largimi të mundshëm të Salah, për këtë arsye po ndjekin nga pranë Federico Chiesa-n, madje sipas Team Talk, përfaqësues të klubit të kuq ishin të pranishëm në finalen e Kupës së Italisë, ku ndoqën nga pranë sulmuesin italian.

Ndërkohë, Juventus po punon prej kohësh për të zgjatur bashkëpunimin me Chiesa-n. Guintoli i ka ofruar një kontratë të re deri në 2028 dhe 5 milionë euro në sezon. Nëse, Chiesa nuk rinovon, me shumë mundësi, sulmuesi pritet të transferohet në Premier League.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: