Jo vetëm Mike Maigan. Tek Milan janë duke u përgatitur një lëvizje strategjike për të ardhmen. Klubi kuqezi ka nisur punën për rinovimin e kontratës së Rafael Leao, duke synuar ta shpërblejë portugezin për paraqitjet e tij në rritje.

Pas një fillimi sezoni me ulje-ngritje, Leao ka rifituar formën, duke realizuar 6 gola në 11 ndeshje dhe duke u konfirmuar sërish si një nga pikat kyçe të skuadrës. Duket se ardhja e teknikut Max Allegri në pankinë dhe ripozicionimi i tij në fushë, në rolin e një sulmuesi të parë, i ka dhënë një tjetër shtysë e më shumë vetëbesim portugezit, që tani e sheh veten si një lojtar të rëndësishëm në projektin e tanishëm, por edhe sa i takon të ardhmes në klubin kuqezi.

Negociatat me përfaqësuesit e lojtarit kanë nisur prej kohësh, por Milani ka vendosur t’i përshpejtojë bisedimet pas stabilizimit të situatave kontraktuale të Maignan dhe Tomori. Kontrata aktuale e Leao-s skadon në vitin 2028, por drejtuesit kuqezi duan ta blindojnë liderin ofensiv si pjesë qendrore të projektit afatgjatë të klubit. Milani dhe Leao, gjithnjë e më afër vazhdimit të një historie që pritet të zgjasë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: