Jo vetëm ekipet italiane. Kjo merkato janari pritet të jetë e gjatë e me tepër zhvillime për mesfushorin e kombëtares tonë Kristjan Asllani. Në pritje të rikthimit të huazimit nga Torino në Inter, kjo pasi klubi granata nuk kërkon të ushtrojë të drejtën e blerjes së kartonit të mesfushorit, në skenë kanë dale disa ekipe, që janë të interesuara për shqiptarin. Kështu Fiorentina, Parma e Sassuolo janë 3 nga ekipet të cilat kanë nisur sondazhet e para për Asllanin. Por sipas “Sportmediaset”, për Kristjan Asllanin nuk do të ketë vetëm skuadra të Serie A që do ti vihen nga pas, por edhe nga jashtë.

Një prej tyre është ekipi i Gironës në La Liga. Nga Spanja vijnë konfirmime për një lëvizje konkrete të këtij klubi:  katalanasit kanë bërë një sondazh eksplorues për mesfushorin zikaltër, të cilin Torino (ku ndodhet aktualisht në huazim) do të dëshironte ta rikthente para kohe te Interi. Drejtues të klubit spanjoll ka kontaktuar Interin për të kërkuar informacion mbi disponueshmërinë e lojtarit dhe për të kuptuar hapësirat e manovrës për një operacion të mundshëm gjatë kësaj dritareje merkatoje, sikundër raportohet nga prestigjozja “Marca”. Në ditët në vijim priten sigurisht zhvillime të reja për Kristjan Asllanin, por nuk do të ishte çudi që fantazistin kuqezi të mund ta shikonim në një aventurë të re jashtë Italisë.

Interrrr
 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: