Gjatë një seance dëgjimore në një gjykatë të ngarkuar në Stamboll sot, një prokuror qëlloi ish-gruan e tij, e cila po kryesonte një çështje si gjyqtare.

Ngjarja ka ndodhur në Gjykatën Rajonale të Apelit të Stambollit në Turqi, ndërsa gjyqtarja u qëllua në këmbë nga ish-bashkëshorti i saj.

Gjyqtarja u dërgua në spital dhe ka marrë trajtim mjekësor, me raportet fillestare që tregojnë se ajo është në gjendje të mirë. Policia lokale ka nisur një hetim mbi sulmin, me foto që tregojnë autoritetet duke rrethuar gjykatën menjëherë pas mesditës së sotme, sipas kohës lokale.

Media britanike Metro.co.uk ka bërë një paralelizëm me ngjarjen e ndodhur në Shqipëri, kur gjyqtar Astrit Kalaja u qëllua për vdekje pasi një burrë hapi zjarr në sallën e gjyqit.
Kalaja po kryesonte një çështje për mosmarrëveshje pronësie kur u qëllua me armë zjarri.

Gjyqtari vdiq më vonë nga plagët e marra ndërsa po transportohej me urgjencë në spitalin e Tiranës. Kalaja kishte shërbyer në këtë pozicion për tre dekada, duke iu bashkuar Gjykatës së Apelit të Tiranës në vitin 2019.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb