Man.United pësoi një goditje të rëndë, Liverpool i nxori në pah të gjithë limitet duke i shkaktuar disfatën më të thellë në histori. Kjo humbje ka bërë që stafi drejtues të reflektojë për të ardhmen, janë të gatshëm t’i plotësojnë trajnerit Ten Hag disa kërkesa në lidhje me merkaton. Është e qartë që teknikut holandez i duhet me çdo kusht një qendërsulmues.

Abraham
Abraham

Përveç Victor Osimhen, sipas mediave angleze, “djajtë e kuq” kanë shprehur pëlqimin edhe për Tammy Abraham, por për sulmuesin e Romës në garë prej kohësh është futur edhe Chelsea, skuadër që në 2021 e kishte në pronësi, por e shitën në kryeqytetin italian për 40 milionë euro, ndërsa tani janë të gatshëm të paguajnë 80 milionë euro për ta rikthyer në Londër.

Tamy
Tamy

Në të njëjtën kohë, drejtuesit e klubit dhe De Gea kanë gjetur akordin për rinovimin e kontratës. Portieri spanjoll ka pranuar kontratën e re deri në 2024.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb