Shembja e rrugës në vendin e njohur si “Arrat e Gurres” në zonën e Librazhdit ka lënë të bllokuar disa mësues, infermierë dhe mjekë, të cilët nuk kanë mundur të shkojnë në vendet e tyre të punës.

Dëmtimi i segmentit rrugor ka ndodhur si pasojë e rrëshqitjes së dheut, duke e bërë të pakalueshme rrugën për automjetet, por edhe për këmbësorët. Si rrjedhojë, stafi arsimor dhe shëndetësor që shërben në fshatrat e zonës ka mbetur i izoluar.

Banorët shprehen të shqetësuar, pasi përveç lëvizjes së përditshme, problem mbetet edhe qasja në shërbimet bazë, sidomos ato shëndetësore. Kujtojmë se dje ishte planifikuar hapja e rrugës Librazhd-Prrenjas, por për shkak të rrëshqitjeve të reja, aksi u bllokua sërish.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: