Tifozët ndodhen në zona të ndryshme të kryeqytetit.

Jo vetëm kaq, sipas raportimit të gazetares Aurora Golemi, tifozët kanë shfrytëzuar temperaturat e larta për të shkuar në plazhin e Durrësit, e për të shijuar disa çaste relaksi para sfidës delikate. Ata janë shprehur për mikrofonat e “News 24”, se janë mahnitur nga Shqipëria dhe bukuria shqiptare dhe që së shpejti do të rikthehen sërish për turizëm.

Holandezët kanë ardhur të moshave të ndryshme në Shqipëri. Edhe pse janë shprehur që janë emotivë, kanë premtuar që do të respektojnë Shqipërinë dhe do të shmangin incidentet e pa hijshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: