Drejtori i Policisë së Tiranës, Elton Alushi është shkarkuar nga detyra, së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm Ilir Proda.

Motivi pas shkarkimit të tyre raportohet se është bërë mos garantimi i rendit dhe sigurisë gjatë protestës së opozitës, duke rrezikuar jetën e shtetasve të huaj.

Në protestën e djeshme, në Vilën 31, ish-rezidencën e diktatorit Enver Hoxha, u regjistruan tensione kur protestues hodhën molotovë dhe fishekzjarrë, teksa brenda ambienteve ndodheshin shtetas të huaj, ndërsa godina është kthyer në një ambient pritës për artistët.

Sakaq, ende nuk bëhet me dije se kush do të zëvendësojë Alushin deri tani në drejtimin e policisë së Tiranës.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb