Pamjet që shihni në foto mund të duken identike, por nuk janë skenë nga filmi i Titanikut.

Korridoret e përmbytura nga uji nuk janë nga anija më e famshme në botë, por pjesë e një kompleksi banimi në Khabarovsk në Rusi.

Banorët e kompleksit të banesave Duet pretendojnë se ndërtesa iu dorëzua vetëm gjashtë muaj më parë dhe që atëherë ata kanë pasur përmbytje të rregullta një herë në javë, nga shpërthimi i tubave. Ata pretendojnë se kanë kontaktuar vazhdimisht kompaninë e menaxhimit të pronave për të adresuar çështjen, por ankesat e tyre janë injoruar.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb