Ish-ushtaraku i lartë Dritan Demiraj analizoi konfliktin në Lindjen e Mesme, kërcënimet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Izraelit si edhe pozicionin e Kinës në këtë situatë.

Gjatë intervistës në emisionin “Oponencë” në News24, Demiraj konflikti po përhapet me shpejtësi.

Demeraj theksoi se kjo është një luftë përveçse ushtarake, por edhe ekonomi që pritet të përcaktojë edhe rendin e ri botëror. Sipas Demirajt, nëse Irani bie, Kina mund të përballet me dëme të jashtëzakonshme.

“Jemi në një konflikt që po përhapet gjerësisht dhe nëse nuk përfundon në të paktën një javë do përfshihen shumë shtete. Kemi një përfshirje të rajonit të kurdistanit që po përgatit forcat për t’ju bashkuar një faze të dy ushtarake. Në bashkëpunim me kurdët e Iranit i bashkohet një ofensive. Kemi përgatitje në kufij të një ofensive nga grupet baluce dhe po aktivizohen rreth 3 mln qytetarë në jugun e afganit për interes të SHBA. Kemi po ashtu një konflikt që po përshkallëzohet në jugun e Libanit, futja e Hezbollah në këtë konflikt. Kjo është një luftë që bëhet për interes të Benjamin Netanyahut. Padiskutim që kemi interesin strategjik të SHBA për të rrëzuar qeverinë e Iranit dhe për të shkëputur furnizimet me gaz, naftë por jo vetëm…Pra bëhet për Kinën. Sepse në momentin që bie Irani shkatërrohet Aleanca, dëmtohet kontrolli i Hormuzit. Është luftë e SHBA drejtpërdrejt për Kinën për shkak të këtyre…Kjo është një luftë përveçse ushtarake është edhe ekonomike do të përcaktojë rendin e ri botëror dhe sferat e influencës. Pasi ekonomia kineze “është çmendur duke ecur me ritme shumë më të shpejta se Perëndimi”, tha ai duke shtuar: “Duhet thënë që po ashtu nëse bie Irani, radhën e ka Turqia, dhe në fund është Pakistani. Këto janë dy pengesa për krijimin e Izraelit të madh. Në momentin që Izraeli zgjerohet nis zbatimi i asaj që njihet si “Pax Judaica”, për kontrollin e globit”.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: