Presidenti i zgjedhur amerikan, Joe Biden dhe zëvendëspresidentja e zgjedhur, Kamala Harris janë zgjedhur “Personalitetet e vitit” nga revista Time, pas fitores së tyre ndaj Donald Trump, që ky i fundit vazhdon ta kundërshtojë.

Joe Biden, i cili do të betohet si presidenti i 46-të i SHBA-së më 20 janar dhe Kamala Harris, u zgjodhën para tre finalistëve të tjerë, Donald Trump, lëvizja kundër pabarazive raciale shkaktuar nga vdekja e George Floyd në fund të majit në Minneapolis, dhe doktori Anthony Fauci dhe personeli shëndetësor ndaj koronavirusit.

Në vitin 2019, revista kishte zgjedhur militanten suedeze të klimës, Greta Thunberg, 16 vjeçe, personi më i ri i pranuar në këtë çmim, ndarë që prej 1927.

Kopertina e revistës tregon një imazh të Joe Biden, 78 vjeç dhe Kamala Harris, 56 vjeç, i shënuar me titullin “Ndryshimi i historisë së Amerikës”.

“Për të ndryshuar historinë e Amerikës, për të treguar që forcat e empatisë janë më të larta se ato të ndarjes, për të ofruar një vizion të shërimit në një botë të pikëlluar, Joe Biden dhe Kamala Harris janë për revistën “Time” personalitetet e vitit 2020″, thekson revista.

“Është hera e 10-të në historinë e SHBA-së që një kandidat në zgjedhjet presidenciale arrin të mundë një president në ikje”, nënvizon revista.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb