SHBA

Joe Jonas dhe Sophie Turner përfundimisht po divorcohen. Këngëtari i ‘The Jonas Brothers’ bëri kërkesë për divorc nga ylli i ‘Game of Thrones’ në Florida më 5 shtator, duke theksuar se “martesa mes palëve është prishur në mënyrë të pakthyeshme”.

Dokumenti vë në dukje se dy vajzat e Joe dhe Sophie – Willa, 3 vjeç dhe një vajzë 14 muajshe (e identifikuar në dokumente me inicialet D.J.) – kanë jetuar me këngëtarin në shtëpinë e tij në Miami, si dhe në rezidenca të tjera në Shtetet e Bashkuara.

Përsa i përket rregullimit të kujdestarisë për vajzat e tyre, në dokumente thuhet se “është në interesin më të mirë të fëmijëve të mitur që palët të kenë të përbashkët përgjegjësinë prindërore”. Për më tepër, dokumenti kërkon gjithashtu krijimin e një “orari të ndarjes së kohës që siguron kontakte të shpeshta dhe të vazhdueshme me të dyja palët” dhe “detyrimin e mbështetjes së fëmijëve të secilës palë”.

Joe, 34 vjeç dhe Sophie, 27 vjeç, të cilët ishin të martuar për katër vjet para ndarjes së tyre, kanë një marrëveshje të vlefshme paramartesore. Deklarimi i Joe vjen disa ditë pasi filluan të qarkullojnë thashethemet se dyshja, të cilët u martuan në maj 2019, ishin nisur drejt divorcit.

Afiniteti i Sophie për jetën e natës thuhet se bëri që burri i saj të divorcohej nga ajo. “Asaj i pëlqen të festojë; atij i pëlqen të qëndrojë në shtëpi. Ata kanë stile jetese shumë të ndryshme”, tha një burim për TMZ të martën, menjëherë pasi këngëtari i Jonas Brothers kërkoi zyrtarisht t’i jepte fund martesës katërvjeçare të çiftit.

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb