Jonida Vokshi humbi të atin disa muaj më parë, një fakt që sic tregon ajo, është shumë i vështirë për t’u pranuar. Gjatë një bisede me ndjekësit, moderatorja ka folur me për këtë periudhë të errët të jetës së saj,
“Si e përjetove humbjen e babait? Unë e humba dy muaj pas teje dhe jam shumë keq”, -i shkruante një ndjekëse.
Jonida u përgjigj se edhe ajo ende po përballet me dhimbjen dhe se procesi i pranimit është shumë i vështirë.
“Ende nuk jam pajtuar me faktin, ende nuk jam vërtet koshiente. Ka momente që e ndjej që ka ndodhur vërtet dhe ato janë momentet më të vështira. Por vazhdoj jetoj me të, tregoj historitë e tij kudo”, u shpreh ajo, duke shtuar, “Është proces, më i vështiri në botë, por jetësor. Dhemb, por të jep forcë të luftosh që ai të jetë krenar për ty, prej nga kudo të sheh e të ruan”.
