JORDANI– Jordania ka ekzekutuar dy të dënuar, duke përfshirë një xhihadiste femër njoftojnë autoritetet.
Ekzekutimet vijnë pas videos së ISIS, ku tregohet piloti jordanez Moaz al-Kasasbeh duke u djegur i gjallë nga militantët e ISIS.
Sajida al-Rishawi nga Iraku e cila u ekzekutua, u arrestua nga autoritetet pas një tentative për sulm vetëvrasës në vitin 2005.
Piloti jordanz u kap nga militantët e ISIS në dhjetor në Siri. Pas kësaj, ishte kërkuar një shkëmbim mes tij dhe gruas irakiane e cila u ekzekutua.
Një zëdhënës i Forcave të Armatosura tha se piloti kishte rënë martir, ndërsa hakmarrja ishte si shenjë respekti për gjakun e tij.
(d.d/BalkanWeb)
