Shqipëria do kërkojë një rezultat pozitiv ndaj Polonisë, në ndeshjen e parë kualifikuese të Euro 2024. Trajneri i njohur, Mirel Josa është i ftuar në Sport News në News 24, teksa i përgjigjet pyetjeve të gazetares Trevisa Tufa.
“Humbja e Polonisë në ndeshjen e parë – Lajmi i mirë është se e pamë Poloninë se çfarë bëri. Pra, trajneri ka patur mundësinë të shikojë kundërshtarin dhe mënyrën e lojës. Problemet ishin mjaft evidente.
Çekia i mundi ata sepse është ekip prestigjioz. Ka një natyrë futbolli të Europës Qëndrore. Patën një këmbëngulje shumë të madhe që në minutat e para. Kjo erdhi edhe si pasojë e pakujdesisë së polakëve. Çekia nuk është më e dobët se Polonia. Ne kemi luajtur kundër të dyja skuadrave.
Uzuni e ka treguar veten e vet. Duhet të kesh edhe fleksibilitet. Ndërsa sa i përket Bajramit, është një lojtar që është zhvilluar te loja e Sassuolos. Bajrami godet mirë nga goditjet standarte, duhet të ishte futur më herët në kombëtare” – Tha ai.
(BalkanWeb)