Ish-kampioni i botës në peshat e rënda, Anthony Joshua i shpëtoi një aksidenti automobilistik në Nigeri, ndërsa dy miqtë e tij ndërruan jetë.Zëdhënësi zyrtar i Anthony Joshua, ka dhënë së fundmi një deklaratë.

“Me trishtimin më të thellë konfirmojmë, pas një aksidenti rrugor në Lagos të Nigerisë, vdekjen e Sina Ghami dhe Kevin ‘Lateef’ Ayodele.
“Të dy ishin miq të ngushtë dhe anëtarë të rëndësishëm të ekipit të Anthony-t.

Ne kërkojmë me respekt që familjeve t’u jepet hapësirë dhe privatësi në këtë kohë, ndërsa ata po përpiqen të përtypin këtë lajm vërtet tronditës dhe shkatërrues.

“Anthony pësoi lëndime në aksident dhe u dërgua në spital për kontrolle dhe trajtim, ai është në një gjendje të qëndrueshme dhe do të mbetet atje për vëzhgim”- shkruhet aty.

Vlen të theksojmë se aksidenti ndodhi në autostradën Lagos–Ibadan kur automjeti tip Lexus Jeep me të cilin udhëtonte Joshua u përplas me një kamion të ndalur në anë të rrugës. Lajmi bëri bujë të madhe në të gjitha mediat botërore.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb