Drejtuesja politike e PD për diasporën Jozefina Topalli ka publikuar një fletë votimi nga diaspora për qarkun Fier, ku rezulton se Partia Socialiste ka marrë 90% të votave.

Ajo e ka cilësuar këtë rezultat si të pabesueshëm. Sipas saj, një përqindje e tillë është tipike për regjime autoritare dhe nuk mund të arrihet në kushte të një procesi të ndershëm zgjedhor.

Postimi i drejtueses së PD për diasporën, Josefina Topalli:

Kjo është vetëm një nga minierat e fletëve të diasporës, ku pushteti gdhend 90%. Në vitin 2025, një rezultat i tillë ndodh vetëm në Korenë e Veriut. Është rezultat që turpëron edhe Putinin

Putini i arrin zakonisht me 75-80%, por e lë ca vend për “demokraci të kontrolluar.

Këtë rezultat nuk e arrin as inteligjenca artificiale me algoritëm manipulimi maksimal.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Jozefina Topalli (@topallijozefina)

Topalli2
Topalli2

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb