Vazhdon marshimi i protestuesve në rrugët e Tiranës sot në protestën e 130-të kundër qeverisë.
Ata tashmë ndodhen pranë Bashkisë së kryeqytetit. Me thirrje të fuqishme, protestuesit bënë dhe thirrje kombëtariste.
“UÇK, UÇK”, “Jepe dorëheqjen”, janë disa nga thirrjet e qytetarëve.
Protestuesit mbajnë në duar pankarta të ndryshme, flamuj të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si dhe flamuj kombëtarë.
