Seanca e kuvendit të së hënës  ka nisur me debat që në nisje të saj, pas homazhit që u mbajt për ish-deputetin e ndjerë të PS, Andis Harasani i cili vdiq në SHBA, nga një sëmundje e rëndë.

Deputeti demokrat Dashnor Sula e ka cilësuar hipokrizi nga ana e socialistëve duke i akuzuar ata se kanë një diferencë të madhe me PD, sepse ata “të vrasin natën dhe të qajnë ditën”.

“Do t’i thoja ministrit t’ja kursejë kësaj salle hipokrizinë dhe lotët e krokodilit, dallimi midis nesh është shumë i qartë, ju i vrisni natën, i përzini nga Shqipëria dhe i qani ditën. Jeni hipokritë, e përzutë nga Shqipëria Harasanit, madje e keni përndjekur dhe atje”, tha deputeti Sula.

Në lidhje me rregulloren e kuvendit,  Sula ka kërkuar që opozita të ketë kohë të barabartë me mazhorancën, për të diskutuar në seancën e së hënës, pas javës së gjelbër ku ata kanë qenë në zonat e tyre elektorale.

“Kjo është një seancë hipokrite nga ana e mazhorancës , pasi duhet të ishte mjaft e rëndësishme, sepse deputetët duhet të flasin për hallet e qytetarëve kur vijnë nga java e gjelbër.

Por ju jeni të pangopur, pasi dhe hallet e tyre doni të jenë tuajat, ju keni meritë se i vidhni më shumë ata (qytetarët).

136 minuta keni marrë për vete dhe 68 minuta për deputetët e opozitës, në asnjë nen nuk mbështetet kjo rregullore. Kjo seancë do të ishte e drejtë po të kishte minimumi 5 minuta secili.

Juve ju shqetëson më shumë gjyqi i Erion Veliajt që ta lironi nesër, qarkullojnë lajme të vërteta se po intimidoni”, tha deputeti demokrat  Dashnor Sula.

(Balkan Web)

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb