Tomorr Alizoti ka kërkuar rikthimin e seancës së parë në Kuvend, ku të zhvillohet debat në lidhje me programin qeverisës të mazhorancës.
Në fjalën e tij në foltoren e Kuvendit, Alizoti është shprehur se demokracia jeton nga debati ndërsa shtoi se nj gjë e tillë është e nevojshme edhe për vetë qeverinë që ka synim kryesor anëtarësimin në BE.
Ai ka evidentuar gjithashtui se në program nuk shihet asnjë fjalë për Kosovën, ndërsa kujtoi se Kuvendi nuk ka miratuar një rezolutë për gjenocidin.
“Në dijeninë time është rasti i parë në 30 vite që nuk ka debat mbi një program. Arritja jonë më e madhe ka qenë debati. Ribëjeni debatin, është pika kryesore që është në interesin madhorë të vetë qeverisë që ka plan madhor integrimin në BE. Pse e shmangni. E kam lexuar programin dhe kam parë shumë pak fjalë për shpopullimin dhe aspak për Kosovën.
Demokracia jeton nga debati, riktheni seancën e parë.
Shmangia në sytë e mi është dobësi. Keni shumë mandate por në artikulimin politik jeni të dobët.
Një pyetje retorike. Ku qëndron e majta juaj? I majti europian qëndron me të dobëtin ju jeni me horrin, me të fortin e lagjes, me oligarkun.
Nuk pashë asnjë fjalë për Kosovën, kur ajo është dhimbje. Dhimbja e saj u kthye në diçka botërore, dhe Kuvendi i Shqipërisë sot e ka problem të miratojë një rezolutë për gjenocidin atje, ky është turp për publikun.
Ju i vidhni ilaçet fëmijëve dhe të sëmurëve me kancer. Ku qëndron e majta juaj?”, tha ai.
