Me tensione ka nisur seanca plenare e ditës së sotme, ku kreu i PD Sali Berisha ka akuzuar mazhorancën se ka manipuluar votat e shqiptarëve mendihmën e parave të krimit dhe karteleve të drogës.

Në përfundim të kohës që ishte vënë në dispozicion, kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali i bëri me dije kryedemokratit se koha e tij kishte përfunduar tashmë dhe duhet të ndërpriste fjalën.

Pas pyetjes së Berishës se cila kohë, Spiropali tha se koha e tij ka perënduar tashmë.

Pjesë nga diskutimi Berisha- Spiropali:

Berisha: Për të blerë votat me drogë, kreu juaj firmosi mbledhje e 8 mijë hektarë kanabis në mbarë vendin. Ju mblidheni sot këtu në një kohë kur votën e parë të diasporës, të diasporës shqiptare e manipuluat në mënyrën më të egër kur 1.6 mln shqiptareve iu shkelmuat votën, por bota e krimit. S’mund të ishit ndryshe ju. Përfaqësues të klaneve më të egra të botës, nuk mund të ishit ndryshe. Këta mund të ishit. Më e ndershme që në Kuvend të ulej Xhevdet Troplini, Altin Hajrim, Elvis Doçi, Suel Cela, Pëllumb Gjoka, Arben Qimja. U përdorin juve si lecka politike në funksion të perandorive të krimit.

Spiropali: Koha mbaroi

Berisha: Cila kohë

Spiropali: Koha juaj, ka perënduar!

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb