Kolla vjen si rezultat i ngacmimit që shkaktojnë nervat në rrugët e sipërme të frymëmarrjes. Kjo vjen zakonisht kur për shkak të ftohjes apo ndonjë infeksioni fyti, rrugët e sipërme të frymëmarrjes pezmatohen. Trajtimi i kollës bëhet sipas sëmundjes/patologjisë bazë që është përgjegjëse për kollën, shkruan “shëndeti”.

Sot në treg qarkullojnë një gamë e gjerë shurupësh, medikamentesh e çajrash të ndryshme, të cilët frenojnë kollën dhe sekrecionet.

Por duhet të keni parasysh se marrja pa rekomandim, pa zbuluar shkakun e vërtetë nuk bën gjë tjetër veçse tjetërson klinikën dhe zgjat trajtimin real.

Prandaj së pari rekomandohet bërja e një vizite tek mjeku specialist, dhe pas kësaj mund të përcaktohet edhe trajtimin i përshtatshëm për kollën tuaj.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: