Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku thekson se në buxhetin e vitit të ardhshëm, paratë shkojnë për koncesionet dhe jo në shërbim të zhvillimit të shoqërisë. Ndërsa u përgjigjet pretendimeve të mazhorancës se ky është buxheti më i madh, Tabaku thekson se faktet flasin ndryshe.

REAGIMI I PLOTË:

Jeni duke dëgjuar çdo ditë që ky është “buxheti më i madh ndonjëherë” deri në lodhje dhe mërzitje! Por si kemi arritur tek ky buxhet? Shikoni, në 10 vite janë rritur taksat 3 mld Euro, kryesisht si barrë mbi shtresën e mesme. Por çfarë ka ndodhur me ekonominë? A ka shkuar kjo rritje në shërbim të mirëqenies, të mbështetje të shtresës së mesme, të teknologjisë-informacionit, të arsimit? Në mënyrë absolute jo! Nëqoftëse rritja e çmimeve ka qënë 25%, rritja e pagës reale ka qënë 16%. Nëqoftëse rritja e çmimeve ka qënë 25%, rritja e pagës mesatare ka qënë po 25%. Që do të thotë, në të dyja rastet, më pak se rritja e çmimeve, që sigurisht është ndjerë në xhepin e qytetarëve. Shtresa e mesme, taksapaguesit e rregullt, paguajnë barrën më të madhe të taksave, por a shkon kjo atje ku duhet? Përgjigja sigurisht që është Jo! Sepse çdo buxhet që vjen përgjigjja janë koncesione dhe PPP, jo në shërbim të rritjes dhe të zhvillimit të mirëqenies së shoqërisë!

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: