Taulant Balla: Të gënjesh pa t’u dridhur buza… Në konferencën e Kryetarëve ua kemi thënë se kërkesa juaj e merr përgjigjen menjëherë pas Rendit të Ditës kur të paraqitet buxheti më i madh 8.9 mln euro, ku 1.7 janë vetëm për politikat speciale.

Ka ndër ju që nuk kuptojnë shqip, por duhet të kuptoni që rregullat janë njëlloj për të gjithë, nëse do të përdorni mocionin me debat për të kapur këtë 10 minutëshit, është puna juaj.

Tabaku gënjeu kur tha qeveria nuk pranon të rrisë pensionet, kur ne sot diskutojmë rritjen më të madhe të pensioneve në historinë shqiptare.
Por ju vijoni 7×7 sepse ashtu ju ka lënë ai pas.

Pensionisti i vetëm mes jush nuk ka hallin e pensioneve sepse e ka rrogën e lartë, ne flasim për nënë time të dashur dhe pensionistët e tjerë,. Ju keni hallin e pensionistit tuaj.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb