Ish-kryeministri Sali Berisha i është kthyer kryeministrit Edi Rama nga foltorja e Kuvendit, duke e akuzuar për shkelje të ligjit dhe Kushtetutës dhe për mbrojtje të individëve të përfshirë në skandale të mëdha.

“Maxhoranca e krimit nuk ka ligj, nuk ka Kushtetutë dhe nuk ka rregullore. Ne jemi këtu për të dëshmuar mbështetjen tonë të palëkundshme ndaj politikave të SHBA dhe qëndrimit të tyre të qartë ndaj Shqipërisë. SHBA janë aksioneri kryesor i paqes dhe i sigurisë në botë, dhe ne mbështesim këtë iniciativë të presidentit Trump”, tha Berisha.

Ish-kryeministri iu referua më tej çështjes së zv.kryeministres Belinda Balluku, duke e akuzuar se është përdorur për “interesa të padrejta dhe skandale financiare” dhe se disa tendera janë shpërndarë në mënyrë të dyshimtë, përfshirë edhe lidhje me kartelët ndërkombëtarë të drogës.

Berisha shtoi se “ky personalizim i aktit kombëtar të rëndësishëm tregon përpjekjen primitive të disa individëve për të shmangur drejtësinë” dhe akuzoi qeverinë për mbrojtje të këtyre personave, duke u bërë thirrje deputetëve që të mos mbështesin të keqen.

Berisha: Të nderuar qytetarë, maxhoranca e krimit nuk ka ligj, Kushtetutë dhe rregullore. Ne jemi këtu për të dëshmuar mbështetjen tonë të plotë dhe të palëkundshme në politikat e SHBA, në qëndrimin tonë të paekuvok. SHBA janë aksioneri kryesor i paqes dhe i sigurisë në botë. Ne mbështesim këtë iniciativë të presidentit Trump, edhe për faktin se, në dallim nga shumë kombe të tjera, askush nuk ka përcaktuar më shumë se SHBA lirinë e Shqipërisë, siç ishte edhe çlirimi i Kosovës dhe pavarësia e saj.

Bordi i Paqes ngrihet për një nga aktet më të jashtëzakonshme. Presidenti i SHBA-ve ka një meritë historike të rëndësishme. Bordi që nuk e thotë këtë… se ia ka marrë Belinda, Lubia mendjen asaj, nuk e nxjerrin, por bordi ka mbështetjen në rezolutën e sigurisë. (I adresohet Spiropalit) Seanca merr një karakter të paimagjinueshëm vetëm për shkak të përpjekjes primitive të një njeriu që tani po i vjen fundi.

Të personalizojmë këtë dhe çdo gjë tjetër si mbrojtje, pasi ajo që i rri në krah po e merr me vete! Dhe jo pa të drejtë. Jep! (Balluku-Ramës). Ajo, si shërbëtore e bindur, ka zbatuar urdhrat e tij. Se mori ajo në Ankara, por ai që e mori Lubin dhe u bë pazari 50 mln. Ai i dërgonte urdhra se si unaza e ndarë në 14 tendera, 13 km të shpërndahej, të vidhej, të shumfishohej dhe t’u jepej mediave të tij.

Ai figuron në të gjitha analet ndërkombëtare si bashkëpunëtor i kryekartelit të botës së Sinaloa-s. Ai figuron si kreu i organizatës kriminale me lidhje me kartelët e drogës dhe në Amerikën Latine. Ai urdhëroi takimin në Aruba. Ai e shndërroi AKSHI-in e Mirëlindjes në agjensinë më mafioze të planetit. Që organizatat të marrin peng ndodh, por që AKSHI të organizojë pengmarrje! Si i ngre ato duar, pse e mbron ti? Ku e di ti?! Mos u bëni sikur nuk jeni. Mbështesni të keqen!

Ai tha: kam respekt maksimal për Milindin, ndërkohë që 2 pengmarrës për baxhanakun. Ndaj ju duket Lubia lule! Shko merrni ato. Ke kopshtin privat të AKSHI? Aty ku merren pengje që tenderat t’i fitojë baxhanaku! Çfarë do të thoni ju kur Lubia në bankën e të akuzuarit të thotë: “të gjitha mi ka urdhëruar Palloshi?” Kur të dalë Ergys Agasi, videot e tij, çfarë do të thoni ju? Dhe ju keni ndërgjegje, familje, zgjedhës?! Çfarë do t’u thoni ju? Që personalizoni një akt kombëtar të rëndësishëm.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: