Gazetarja Juela Meçani, e pyetur në “Log” mbi aksionin e fundit të qeverisë për lirimin e hapësirave publike, e konsideroi këtë lëvizje të Ramës si një lojë, ku përfitues do të jetë dhe opozita.
Meçani tha se dikur ka patur një traditë të shëmtuar kur ndërrohej pushteti, drejtuesve të rinj i vinte një listë për të hequr nga puna njerëz nga administrata dhe kjo ishte e thjeshtë, sepse mund të kapeshin me orarin zyrtar.
Juela Meçani: Ka qenë traditë e shëmtuar se kur ndërroheshin drejtuesit, të rinjve i vinte një listë për të hequr nga puna njerëz nga administrata. Unë mendoj se po pastrohen pozicione të pushtetshme në pushtetin lokal. E shoh si një lojë në një farë mënyre e kryeministrit Rama, dhe mendoj se do të hapen disa vende pune për opozitën.
(BalkanWeb)
