1 pulë fshati
400 gr jufka
100 gr gjalpë
1 kokërr qepë
Kripë, piper
Fillimisht lajmë pulën dhe pasi e kemi prerë e vendosim të ziejë atë derisa piruni të ngulet lehtë në të. Ndërkohë grijmë qepën në rende. Shkrijmë gjalpin dhe kaurdisim qepën për 2-3 minuta pa i dhënë ngjyrë. Hedhim pak kripë dhe piper dhe nëse dëshirojmë dhe pak piper të kuq. Vendosim jufkat në një tavë dhe i spërkasim me gjalpin, i vendosim ato në furrën e nxehtë për 5 minuta sa të ngrohen dhe të zverdhen pak. Shtojmë lëngun e pulës (1 cm nën nivelin e jufkave), vendosim copat e mishit të pulës dhe e vendosim përsëri në furrë derisa jufkat të përthithin lëngun e pulës dhe copat e mishit të marrin ngjyrë të kuqerremtë (rreth 10-15 minuta në temperaturën 200 gradë Celsius).
(er.vu/Vila24/BalkanWeb)
