Që nga paraditja e sotme, aksi Prrenjas-Librazhd rezulton i bllokuar për shkak të rrëshqitjes së dherave.
Aksi Maliq–Gramsh–Tiranë u prezantua si rrugë alternative dhe valvul shkarkuese për atë që po ndodhte në “Arrat e Gurrës”, ku radhë kilometrike automjetesh ishin bllokuar prej orësh, pa asnjë informacion se kur mund të kryhej hapja e rrugës.
Po edhe kjo rezultoi një zgjidhje problematike, pasi tre trajlera bllokuar për tre orë kalimine mjeteve.
Ndërsa prej më shumë se 12 orësh aksi Prrenjas-Librazhd mbeti i paralizuar, përgjegjës për qindra familje të bllokuara dhe në pamundësi për të shkuar në shtëpoi, është pa dyshim kompania “ANK” dhe ajo “2T”.
Kompania “2T” ka qenë përgjegjëse për mirëmbajtjen e aksit Librazhd–Hotolisht. Mirëpo, në momentin që pati rrëshqitje dherash para një muaji, situata u mor nën kontroll nga kompania “ANK”, që drejtohet nga vëllezërit Ndue dhe Agim Kola, e cila po ndërton edhe lotin e katërt të Korridorit VIII, pra pikërisht pjesën ku ka shembje.
Kompania “ANK” është shpallur fituese e procedurës “Zgjerimi i rrugës Elbasan–Qafë–Thanë (Faza IV)”, me fond limit në të njëjtën vlerë, 23.6 milionë euro.
Në rrugën Librazhd–Prrenjas është ndërhyrë para 25 vitesh dhe që në atë kohë nuk ka pasur aspak probleme, si në argjinaturat mbajtëse, ashtu edhe në ura. Por pas nisjes së punimeve për Korridorin VIII, ky aks ka filluar të ketë shumë problematika. Fillimisht pati rrëshqitje dherash, ndërsa tani vetë rruga ka shembje dhe, po ashtu, një urë është plasaritur dhe ka rrezik që të shembet, duke krijuar një katastrofë të vërtetë
