Juristi Jordan Daci ka dhënë një intervistë ku ka reaguar ndaj ndërhyrjes së forcave ushtarake në ambientet e News24.

Ai e ka cilësuar këtë veprim si vetëgjyqësi dhe theksoi se ushtria nuk ka të drejtë të ndërhyjë në çështje të rendit publik. Sipas tij, janë kryer sekuestrime të paligjshme të materialeve të gazetarëve dhe është shkelur privatësia e punës së tyre.

Daci u shpreh se çdo dëm i shkaktuar ndaj News24 do të kërkohet të shpërblehet në mënyrë të plotë.

Juristi Jordan Daci: Në rastin e News24, kemi të bëjmë me vetëgjyqësi. Çështja është në gjykatë, e vërteta është me News 24. Ushtria e ka të ndaluar të marrë pjesë në çështjet e rendit. Nuk kishte pse të kishte dhunë. Ka pasur sekuestrime të paligjshme të materilave të gazetarëve, ka vendim të Gjykatës së Lartë në rastin e Elton Qynos, sepse garantohet privatësia e materialeve të gazetarëve. Mund të zgjidhej një mënyrë më humanë dhe më e thjeshtë. Nuk duhet të kishte ndodhur ndërprerja menjëhere e energjisë elektrike, nuk mund të veprohej ashpërsisht, mund të veprohej në mënyrë më qytetare dhe më ligjore.

Te News24, nuk është zone e mirfilltë ushtarake. Mund të lejohej hyrja dhe në mënyrë të përkohshme dhe në Shkozë. Ata kanë bërë çdo gjë që gazetarët mos hyjnë në ambientet e tyre. Asnjë dëm te News24 nuk do ikë pa u shpërblyer, gjykatat ndërkombëtare kanë mekanizma pafund për të detyruar shtetin shqiptar të paguajë. News24 është viktimë, shteti do përgjigjet.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: