Te Juventusi vazhdon pasiguria për të ardhmen e Dusan Vlahovic. Sulmuesi serb ka refuzuar ofertat nga klubet turke dhe arabe, sepse dëshiron të qëndrojë në Europë, por paga e tij e lartë tremb shumë klube. E marta do të jetë një ditë vendimtare për kontratën e tij, kjo pasi do të aktivizohet një bonus besnikërie prej 2.5 milionë eurosh që e çon pagën vjetore në 10.5 milionë euro. Në të vërtetë, Vlahovic ka marrë 8 milionë euro në sezonet e para, por kontrata përfshin bonuse që e rrisin ndjeshëm shumën. Më 30 qershor 2026, nëse nuk ka rinovim, ai do të jetë i lirë të largohet falas – diçka që Juve dëshiron ta shmangë me çdo kusht.

Ndërkohë, Juventus ka vendosur të fokusohet te Jonathan David për repartin ofensiv, por po shton përpjekjet edhe për të sjellë Victor Osimhen nga Napoli. Kontaktet me lojtarin janë intensifikuar dhe pritet një “po” përfundimtare për të nisur bisedimet me Napolin, i cili kërkon një shumë shumë të afërt, ose mbi, klauzolën prej 75 milionë euro që është e vlefshme vetëm për klubet jashtë Italisë.

Për momentin duket se pengesa kryesore është vlera tepër e lartë e kartonit të sulmuesit nigerian, megjithatë, ajo që në kësi rastesh mund të influencojë është vetë dëshira e futbollistit, me Osimhen që do të ishte shumë i hapur ndaj një rikthimit sërish në Serie A, aty ku për 4 sezone ka qenë pjesë e Napolit, me të cilin u shpall edhe kampion në sezonin 2022-2023, ku në pankinë ishte Luciano Spalleti.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: